“Derby Day”, Gega e Ze Maria me nga një dilemë

Erdhi dita, sot zbresin në fushë Tirana dhe Partizani në një ndeshje që vlen për krenarinë e qytetit. Sigurisht trajnerët e konsiderojnë një ndeshje që vlen tre pikë, por jo. Derbi vlen më shumë dhe këtë nuk e thonë vetëm tifozët.

Te gjithë, ata që e kanë luajtur më parë, ata që po përgatiten ta luajnë, e ndjejnë se është ndeshje ndryshe. Sigurisht si profesionistë duhet ta përballojnë presionin. Për disa nuk është e lehtë, pasi luajnë për herë të parë një ndeshje të tilllë. Ka edhe nga ata që janë të rinj në moshë. Gjithsesi sonte do jetë bukur të ndiqet derbi Tirana-Partizani, që rikthehet pas një viti pushim.

FORMACIONET – Nuk pritet të ketë revolucion. Luhet java e gjashtë e kampionatit dhe pak a shumë skuadrat kanë nisur të marrin formë. Tirana në krahasim me ndeshjen e fundit ndryshon në mbrojtje.

Rikthehet Hoxhallari, i cili merr pozicionin e tij në të majtë të prapavijës. Në sulm mund të ketë një tjetër ndryshim. Nisur nga problemet fizike të Oduamadit, Sentamu mund ta nisë si titullar në derbi.

Te Partizani trajneri Gega duhet të ndajë mendjen me kë do të luajë në sulm. Hebaj vjen pas një dëmtimi dhe luajti në Kupë kundër Tërbunit, por nga ana tjetër Mensah që ishte titullar ndaj Flamurtarit u zhbllokua dhe po tregon formë të mirë.

Kategoria Superiore – Java 6
E premte, më 28 shtator, ora 19:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana-Partizani

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Berisha, Hoxhallari, Mauexhe, Daja, Hasani, Kobinah, Oduamadi, Blazhevski. Trajner: Ze Maria. Të gatshëm: Abibi, Imami, Sentamu, Greca, Atingah, Karabeci, Ngo.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Mala, Bardhi, Asani, Mensah. Trajner: Skënder Gega. Të gatshëm: Xhika,  Bitri, Kalari,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *