Derbin e tifozëve e fiton Tirana, Teuta “thith” më shumë tifozë

Superiorja ka zhvilluar gjysmën e parë të saj, ndërkohë që një element i rënë në sy është numri i vogël i tifozëve. Një “sëmundje” jo vetëm e vendit tonë, por e rajonit në përgjithësi. Niveli ekonomik i vendit tonë padyshim që luan një rol të rëndësishëm.

Më pas niveli i futbollit normalisht ka impaktin e vet. Por gjithsesi numri i tifozëve duhet të jetë më i lartë, sidomos për një ekip si Partizani që kryeson kampionatin pas gjysmës së parë të kampionati. “RTSH Sport”, në edicionin informativ të lajmeve, solli disa shifra të marra nga kompania blinibileta.com dhe bie në sy që Tirana është klubi me mesataren më të lartë të tifozëve pwr ndeshje.

Shihet një rritje e Teutës, kurse Kukësi që ka shtegtuar në Elbasan, Shkodër e Kamzë ka mesataren më të ulët të tifozëve. Numër i ulët për Laçin e Flamurtarin. Për klube si Luftëtari, Kamza e Kastrioti nuk ka një informacion të saktë, pasi organizimin e shitjes së biletave e bëjnë vetë dhe jo përmes kompanisë “blinibileta.com”.

Tirana – 2587 tifozë/ndeshje
Partizani – 2385 tifozë/ndeshje
Skënderbeu – 1716 tifozë/ndeshje
Teuta – 820 tifozë/ndeshje
Flamurtari 569 tifozë/ndeshje
Laçi- 438 tifozë/ndeshje
Kukësi – 311 tifozë/ndeshje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *