Derbi nuk kalon pa pasoja, mbrojtësi i Partizanit mbyll sezonin

Lojtari i Partizant, Hektor Idrizaj, pësoi një dëmtim të rëndë gjatë derbit me Tiranën. Mbrojtësi vlonjat u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore për dëmtimin në kupën e gjurit.

Në një njoftim të bërë nga klubi i kuq, është bërë e ditur se trajneri Gega dhe disa pjesëtarë të tjerë të skuadrës vizituan Idrizajn në ambientet e spitalit.

Ndërkaq, në njoftimin e skuadrës bëhet e ditur dhe shkalla e dëmtimit që është tepër e rëndë.  Futbollisti 29-vjeçar ka pësuar një frakturë në kupën e gjurit dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Sezoni i Idrizajt me të kuqtë mund të quhet i mbyllur, pasi në të shumtën e rasteve dëmtime të këtij lloji kanë një kohë rikuperimi prej të paktën 6 muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online