Derbi me Memaliajn, Selimi: Fusha vendos, duam pikë

Java e 21-të e Kategorisë së Dytë, në kalendarin e saj ka edhe “derbin” e zonës Memaliaj-Tepelena. Në historinë e këtyre dy skuadrave, të tilla përballje ndiqeshin me shumë interes, por edhe prodhonin emocione në fushë e jashtë saj.

Edhe pse janë të pozicionuara në mesin e tabelës së renditjes dhe nuk kanë probleme, trajneri i Tepelenës, Ilir Selimi deklaron për SportEkspres.com se edhe këtë herë nuk do mungojnë emocionet e rivaliteti në fushë.

“Mendoj se transferta në Memaliaj do të jetë një derbi i bukur për të dyja skuadrat tona. Tepelena është ekip i ri, me moshë mesatare deri në 21 vjeç. Në të tilla ndeshje, kur edhe marrëdhëniet mes nesh janë shumë të mira, besoj se edhe fusha prodhon më të mirën. Natyrisht që çdo rezultat do t’i shërbejë garës dhe ne shpresojmë që të dalim me pikë nga ky derbi i zonës sonë”, u shpreh trajneri Selimi.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *