Dënimi i Kamzës: Skënderbeu në gjysmëfinale dhe me gjashtë pikë

Komisioni i Disiplinës dënoi ashpër skuadrën e Kamzës, me pezullim nga aktivitet sportive dhe me zbritje në Kategorinë e Dytë duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Këto dënime bëjnë që kundërshtarët e Kamzës në kalendar të marrin fitore 3-0 në tavolinë.

Skuadrat që do të përfitojnë më shumë nga ky fakt janë Skënderbeu, Luftëtari dhe Flamurtari, që marrin nga gjashtë pikë, pasi kanë dhe dy ndeshje në pjesën e mbetur të sezonit kundër Kamzës.

Përveç kësaj, Skënderbeu përfiton edhe nga Kupa e Shqipërisë, pasi kalon direkt në gjysmëfinale, pa zbritur fare në fushë. Dënimi i Kamzës është dënimi më i ashpër për një skuadër të Superiores këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *