I pafat Endri Çekiçi, i cili dje pësoi një tërheqje dhe u detyrua të dilte që në pjesën e parë. Mesfushori i talentuar i Lokomotivës së Zagrebit është lojtari me më shumë eksperiencë që trajneri Alban Bushi ka në dispozicion, ndaj mungesa e tij ndaj Estonisë do të ishte një problem shumë i madh. Priten kontrollet e sotme, për të verifikuar situatën e lojtarit, por Bushi do ta presë deri në ditën e fundit me shpresën për ta pasur në fushë.
Pas ndeshjes, Çekiçi u shpreh: “Shpresoj që të mos jetë diçka serioze, do të shohim në ditët në vazhdim, do të bëj maksimumin që të jem gati. Shumë nga lojtarët tanë luanin për herë të parë me Shpresat. Trajneri vendos kush luan, ne na mbetet të japim maksimumin. Sot bëmë disa gabime të vogla, edhe pse kishim punuar shumë për goditjet standarde. Do të japim gjithçka për ta fituar ndeshjen kundër Estonisë. Kombëtarja A? Hapat një nga një, për momentin mendoj vetëm për Shqipërinë U-21. E ardhmja? Sapo më mbaroi huazimi te Lokomotiva, duhet të flasim me drejtuesit e Dinamos së Zagrebit”.