Dëmtimi i Rrumbullakut, Cungu mëson sa do të mungojë mbrojtësi

Simo Rrumbullaku u detyrua të linte fushën e blertë minutat e fundit kundër Flamurtarit dhe Kukësi mbeti me një lojtar më pak, pasi i kishte kryer të tria zëvendësimit. Mbrojtësi gjirokastrit u dërgua me autoambulancë drejt spitali për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Pesë qepje për të dhe rikthehet i gatshëm për stafin teknik pas dhjetë ditësh. Sikurse kuptohet, Rrumbullaku nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu për ndeshen e së dielës kundër Tiranës.

Pushimi i kombëtares i vjen në ndihmë lojtarit për t’u rikuperuar dhe për të qenë në formën e duhur për javën e katërt të kampionatit. Kështu do të jetë Zguro ai që ndaj bardhebluve do të luajë në linjën e majtë të prapavijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *