Gyndogan: U mbylla në banjë, situata shkoi drejt racizmit!

Ikaj Gyndogan ka qenë i pafat me dëmtimet, çka ka bërë që edhe në kombëtare të mungojë shpesh. Mesfushori me origjinë turke është përballur me një situatë të vështirë, së bashku me Ozil dhe të tjerë futbollistë jo gjermanë.

Gjithsesi ai nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja, madje thekson se as që e ka menduar diçka të tillë, edhe pse pas fotove të publikuara me Erdogan ka kaluar një situatë të vështirë. “Nuk e kam menduar ta braktis Gjermaninë, por kam pasur momentet e mia të dyshimit. Nëse sulmohesh nga shumë njerëz, nëse të fishkëllejnë tifozët dhe të ofendon edhe ndonjë politikan gjerman, atëherë  normalisht që shqetësohesh. Por dua të përballem me këtë situatë, siç e bëra në Leverkusen, ku më fishkëllyen tifozët. Atë moment nuk do ta harroj kurrë. Pas ndeshjes u mbylla në banjo dhe thjesht më duhej të qetësohesha. Kjo pasi isha i zemëruar, i zhgënjyer dhe i trishtuar. Bisedova me psikologun e kombëtares gjermane, për të parë si mund të më ndihmonte, por nuk ka ndihmë në raste të tilla”.

Gyndogan, pavarësisht gjithçka, ndihet krenar që luan për Gjermaninë dhe nëse e thirrin ai është gati të japë kontributin e tij. “Është me rëndësi, që në moshën 27-vjeçare, të mos hedh gjithçka poshtë për shkak të një faze personale të vështirë. Vitet e fundit kam humbur shumë momente të bukura me kombëtaren, kjo për shkak të dëmtimeve. Ndjej nevojën të jem i suksesshëm me kombëtaren. Botërori ishte një dështim i madh, por unë jam ende krenar të luaj për Gjermaninë. Nëse më grumbullojnë, nuk shoh arsye pse të mos vazhdoj. E di mirë sa i detyrohem Federatës Gjermane në karrierën time”, ka shtuar mesfushori i Mançester Sitit për “Berliner Morgenpost”.

OZIL DHE RACIZMI – “Në aspektin sportiv është një mëkat, ai ka bërë shumë për futbollin gjerman dhe do doja që të ishte larguar me një lamtumirë më të mirë. Mesu ka bërë shumë edhe për mua personalisht. Ishte një nga arsyet se pse dëshiroja të luaja për Gjermaninë, Më hapi rrugën dhe normalisht do doja një lamtumirë tjetër për të.

A ishte racizëm ajo që ndodhi me ne? Ma thoni ju! A nuk është racizëm kur një politikan gjerman shkruan në Facebook: ‘Kombëtarja gjermane, 25 gjermanë dhe dy myslimanë’? Nuk dua të them se gjermanët janë racistë, gjatë jetë sime në përgjithësi kam pasur eksperienca të mira në Gjermani, por ka njerëz që e kanë përdorur për qëllime politike foton me Erdogan. Në këtë aspekt është kaluar paksa kufiri drejt racizmit. Ndoshta situata në kombëtare mund të menaxhohej më mirë, por folëm me Birhof dhe ishim gati të flisnim para skuadrës për gjithçka në lidhje me këtë temë. Grupi ishte i bashkuar, ndryshe nga sa paraqitet në media”.

RIKTHIMI I GJERMANISË – “Kanë ndodhur shumë gjëra muajt e fundit, që nuk kishin lidhje me futbollin. Duhet të përqendrohemi sërish te futbolli. Besoj se Lëv do të gjejë sërish rrugën e duhur. Ne kemi potencialin që Gjermania të jetë sërish e suksesshme. Konfirmimi i Lëv? Unë jam një tifoz i tij, jo vetëm në aspektin sportiv. Kjo vlen edhe cilësitë e tij të tjera, karakterin, mënyrën si drejton dhe anën njerëzore. Momentalisht nuk mund të mendoj ndonjë më të mirë se ai për kombëtaren”

DEKLARATA E LAM – “Më duhet që të mos pajtohem me atë që ka thënë Filip. Të gjithë lojtarët që kam takuar në kombëtare nuk më kanë lënë përshtypjen se janë egoistë. Gjithashtu duhet thënë se në Rusi kishte shumë lojtarë që e nxorën Gjermaninë kampione bote në vitin 2014. Nuk ka prova që të vërtetojnë tezën e Lam”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online