Dëmtimi i Lukas shqetëson Bajernin, doktori i klubit sqaron gjithçka

Bajerni zyrtarizoi ditën e sotme blerjen e Lukas Hernandez nga Atletiko Madrid për shumën e 80 milionë eurove. Tashmë, francezi është kthyer në transferimin më të shtrenjtë të historisë së bavarezëve dhe të Bundesligës.

Gjithsesi, përveç lajmit të mirë të nënshkrimit, Bajerni ishte e shqetësuar jo pak nga periudha e dëmtimit që po kalon mbrojtësi. Ka qenë pikërisht doktori i klubit, i cili ka folur pas zyrtarizimit të marrëveshjes dhe fjalët e tij kanë qetësuar disi popullin bavarez.

“Ka probleme në ligamentin e gjurit të djathtë dhe për këtë arsye do t’i duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale. Gjithsesi, nga eksperienca ime, di të them që, Lukas Hernandez do të jetë gati për startin e sezonit të ardhshëm”, përfundoi Doktori Hans-Vilhelm Myler-Vohlfart.

Kështu, 23-vjeçari, duket se do të jetë krejtësisht gati për sezonin e ri, ku padyshim do të jetë një ndër më të rëndësishmit në formacionin e Bajernit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online