Mallkimi vijon te femrat, PSG eliminohet në mënyrë tragjike në Champions

PSG po hedh miliona për të dominuar Europën, por nuk po ia del, as me emra si Nejmar e Mbape në përbërje. Eliminimi i bujshëm i këtij sezoni, nga Mançester Junajtid, ishte një tjetër goditje e rëndë për sheikët, që sot kanë parë një tjetër dështim, këtë radhë te ekipi i femrave.

Prej 2012, PSG ka dalë 6 herë nënkampion i Francës, gjithnjë pas Lionit, ndërsa vjet u mund edhe në finalen e Champions League, sërish nga gogoli Lion.

Sot PSG ka marrë një tjetër goditje të rëndë, sepse në çerekfinalet e Champions League u eliminua në mënyrë të pafat në minutat e fundit nga Çelsi.

Në Londër kishte përfunduar 2-0 për vajzat angleze, ndërsa PSG shënoi dy gola sapo nisi pjesa e dytë në stadiumin Jean-Bouin, me rreth 15.000 tifozë të zjarrtë.

Kur dukej se do kalohej në shtesa, morvegjezja Mjelde shënoi në minutën e 91-të, duke kualifikuar Çelsin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online