Dëmtimet e derbit: Naingolan humbet Barcelonën, dyshja kroate në dyshim

Raxha Naingolan nuk do të luajë kundër Barcelonës. Mesfushori i Interit u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë të derbit kundër Milanit, si pasojë e dëmtimit të pësuar. Duelet e tij me Biljan ishin të forta, të dy u dëmtuan, argjentinasi ia doli të vazhdonte lojën, ndërsa belgu, jo.

Analizat e kryera gjatë ditës së sotme kanë konfirmuar problemet në kaviljen e majtë, që do e mbajnë 30-vjeçarin për një farë kohe jashtë fushave të blerta. Mungesa e tij kundër Barcelonës në Champions është e sigurtë, ndërsa klubi i Interit tregon se “gjendja e lojtarit do të vlerësohet përsëri në ditët e ardhshme”. Mendohet se Naingolan do të qëndrojë larg fushave për më shumë se një muaj.

Kontrolle kryen dhe Marselo Brozoviç me Ivan Perishiç. Të dy kroatët pësuan lëndime gjatë ndeshjes me Milanin dhe mbeten në dyshim për ndeshjen e së mërkurës kundër Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online