E kur mendohej se skuadra e Kukësit më në fund ishte e plotë pas rikthimeve të Shametit dhe Cuculit, si dhe formës në rritje të Valdet Ramës, Cungun e shqetëson një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për sulmuesin e ardhur me bujë në janar, Vasil Shkurtaj.
Sulmuesi vlonjat shënoi golin e parë në kampionat me fanellën e Kukësit në takimin kundër Kamzës, duke i dhënë avantazhin verilindorëve. Por gjatë kësaj sfide, Shkurtaj dëmtoi dorën tij, duke sakrifikuar deri në fund të takimit.
Sot, numri 11 i Kukësit ka bërë grafi të dorës së tij, ku duket se ka krisur një nga kockat e gishtave. Fotoja është bërë publike nga vetë sulmuesi në Instagram. Një dëmtim në dorë ka pësuar dhe braziliani Kordeiro, që do të qëndrojë jashtë fushave për 4-6 javë, por për Shkurtajn, pritet që të zbresë në fushë edhe në sfidën përballë Luftëtarit.