Demiraj: Albpetroli ka nivelin e pretendentëve, shpresojmë deri në fund

Albpetroli i Patosit fitoi në transfertë kundër Gramozit në Ersekë, një ndeshje ku rivaliteti ishte prezent gjatë gjithë takimit. Patosarakët e zgjidhën fitoren në minutën e 88-të të kësaj sfide dhe trajneri i skuadrës patosarake, Elidon Demiraj, deklaron për SportEkspres.com se ky është sinjali i rikthimit të skuadrës në synimet e fillimit të sezonit.

“Në Ersekë ishte një ndeshje e luftuar dhe ne e kërkuam fitoren deri në fundin e saj. Rreth minutës së 40-të u dëmtua një lojtar i Gramozit (Mydini), të cilit ne si ekip i urojmë të rikthehet sa më shpejt në fushë”, shprehet fillimisht Demiraj, i cili në të shkuarën ka qenë edhe në krye të Apolonisë.

“Epërsia jonë tregoi se kemi ende nivelin e një pretendenti në grup, edhe pse dy kryesuesit ndodhen 10 pikë para. Ne do luajmë deri në fund të kampionatit, pasi matematikisht janë edhe 24 pikë në lojë dhe kjo na lejon të shpresojmë”, përfundoi trajneri i Albpetrolit, Elidon Demiraj.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *