“Demat e kuq” mbushin 73 vite, klubi rikujton arritjet e mëdha

Nëpërmjet një statusi të publikuar sot në rrjetet sociale, klubi Partizanit u kujton të gjithë tifozëve e dashamirësve të tij se, është një ditë e veçantë në historinë e tij. 73 vite më parë, pikërisht më 4 shkurt 1946 është krijuar FK Partizani, një nga skuadrat më të mëdha të historisë së futbollit shqiptar. Dhe këtë vit kjo ditëlindje e gjen skuadrën e kuqe në kryesimin e Kategorisë Superiore, si rrallë herë në vitet e fundit. Arritjet e Partizanit në historinë e tij e kanë kthyer atë në një prej skuadrave më të suksesshme në futbollin vendit tonë, e padyshim një ndër më të ndjekurit.

Ja postimi i plotë i FK partizani në faqen e tij zyrtare:

“73 VITE KRENARI ME TY FK PARTIZANI. 04.02.1946 – 04.02.2019.
73 Vite Histori, Pasion, Krenari. Dekada të mbushura me Triumfe dhe Lavdi. 4 Shkurt 1946 data e krijimit të klubit Legjendar, protagonist absolut në futbollin shqiptar.
15-Tituj Kampion
15-Kupa të Shqipërisë
2- SuperKupa të Shqipërisë
1- Kupë Ballkanike
Titulli “Nderi Kombit”/ Titulli “Legjenda Futbollit Shqiptar”
Këto dhe shumë trofe të tjerë e konfirmojnë klubin “FK PARTIZANI”, një prej emblemave të futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar, një prej skuadrave Legjendë me tifozerinë më të madhe në të gjithë vendin”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *