Dele Ali i pari, Totenhemi zyrtarizon lëvizjen e radhës

Totenhemi kërkon kalimin e grupeve dhe nesër ka një përballje të vështirë me Barcelonën në Spanjë. Gjithsesi drejtuesit po punojnë edhe për rinovimin e kontratave me lojtarët kryesorë. Dele Ali ishte ai që nënshkroi i pari, ndërsa sot e ka pasur radhën një tjetër lojtar.

Kajl Uokër-Peters ka pranuar propozimin e “Gjelave” dhe do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2023. Klubi londinez e ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës me mbrojtësin 21-vjeçar. Mbrojtësi  është një produkt i Totenhemit dhe ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Anglisë.

Arritja e marrëveshjes i gëzon drejtuesit e klubit, që besojnë tek aftësitë e Uokër-Peters. Tanimë do synohet që të rinovohen kontrata me të tjerë lojtarë kryesorë të skuadrës, pasi disa prej tyre kanë oferta të rëndësishme nga klube të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online