I dolën me shotgan si në film aksion pas Vllaznia-Flamurtari! Jemini kujton arbitrimin: Më quanin “zjarrfikësi”, në Shqipëri të shajnë nga fisi

Lorenc Jemini ka qenë një nga emrat e arbitrave më të njohur në Shqipëri dhe që shpeshherë e shihnim në ndeshjet më delikate të Superiores. Në një rrëfim të dhënë për “Jashtë loje”, Jemini është rrëfyer duke kujtuar këtë periudhë.

Me humor është shprehur se kishte marrë emërtimin “zjarrfikësi” pasi i besohej në ndeshjet më të vështira. Kur flitet për sharjet në stadiume vendoset në vëmendje diferenca mes gjuhës që përdoret në stadiumet jashtë Shqipërisë dhe mënyrës sesi ofendimet dalin nga goja e publikut shqiptar.

Gjithashtu Jemini ka treguar edhe një histori pas ndeshjes mes Vllaznisë dhe Flamurtarit ku e kanë pritur me shotgan në dalje të Shkodrës. Në atë ndeshje kishte akorduar dy kartona të kuq për Vllaznisë dhe vetë Jemini ka treguar historinë që është e denjë për t’u bërë film aksion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online