Mbrëmjen e 22 shtatori një “Wembley” i mbushur plot me spektatorë të do të presë duelin midis Antoni Xhoshuas dhe Aleksander Povetkinit. Anglezi Xhoshua vjen si favorit në këtë ndeshje, por sipas ish-kampionit Dejvd Hej, rusi Povetkin do të jetë kundërshtari më i fortë që Xhoshua ka pasur ndonjëherë në karrierën e tij, ku ka mundur 21 kundërshtar në po 21 duele.
Sipas Hej, Povetkin do të jetë një kundërshtar edhe më i fortë se legjenda e boksit, Vladimir Klitshko, të cilin Xhoshua e mundi vitin e shkuar. “Povetkin është një boksier me shumë eksperiencë. Të vetmen humbje që ka në, e ka pësuar ndaj Vladimir Klitshkos. Xhoshua e ka mundur Klitshkon, por ai nuk ishte më i njëjti, pasi koha mosha bën të vetën”, tha Hej.
28-vjeçari Antoni Xhoshua është i mbajtësi i katër titujve (IBF, WBA, WBO, IBO). I vetmi titull që i mungon anglezit për t’u shpallur kampion i të gjitha federatave është ai WBC-së që mbahet për momentin nga amerikani Deontei Uajlldër.