Shumë ndër zgjedhjet e para të draftit të 2018-ës bënë debutimet e tyre këtë të mërkurë në majën e basketbollit botëror “NBA”. Ai që spikati më shumë Deandre Aiton i “Phoenix Suns”, që ishte zgjedhja e parë e draftit. Aiton debutoi ndaj “Dallas Mavericks”.
Aiton e mbylli ndeshjen me 18 pikë dhe gjashtë asiste, ndërsa skuadra e tij fitoi me rezultatit 121-100. Slloveni Luka Donçiç, i cili ndodhej në krahun tjetër të fushës shënoi dhe pikë në këtë takim.
Mo Bamba ishte një ndër debutuesit që impresionuan publikun. I futur në lojë nga stoli për skuadrën e “Orlando Magic”, Mamba që ishte zgjedhja e gjashtë e draftit, arriti të shënonte 13 pikë ndaj “Miami Heat”, si dhe kreu një përformancë të mirë në fazën mbrojtëse.
Basketbollisti më i mirë i ndeshjeve të para, ka qenë padyshim Entoni Dejvis, i cili regjistroi 32 pikë, tetë asiste dhe tri bllokime në fitoren 131-112 të “Neë Orleans Pelican” ndaj “Houston Rockets”.
Rezultatet e ditës së mërkurë
Milwaukee Bucks 113-112 Charlotte Hornets
Detroit Pistons 103-100 Brooklyn Nets
Indiana Pacers 111-83 Memphis Grizzlies
Orlando Magic 104-101 Miami Heat
New York Knicks 126-107 Atlanta Hawks
Toronto Raptors 116-104 Cleveland Cavaliers
New Orleans Pelicans 131-112 Houston Rockets
San Antonio Spurs 112-108 Minnesota Timberwolves
Utah Jazz 123-117 Sacramento Kings
Denver Nuggets 107-98 Los Angeles Clippers
Phoenix Suns 121-100 Dallas Mavericks