Torpedo nuk ka frikë, trajneri i premton “luftë” Kukësit

“Jemi gati. Bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme, ndaj  edhe jemi të detyruar që të luftojmë deri në fund për të marrë fitoren. Dua që të gjithë gjeorgjianët të vijnë e të vijnë të na shohin dhe do të bëjmë çmos për t’i sjellë ata në stadium”, u shpreh fillimisht para mediave, trajneri i gjeorgjianëve të Torpedo Kuitasi, Kakha Çketiani.

Më tej ai foli edhe për Kukësin, faktin që ndeshja do të luhet në fushë asnjanëse, por edhe për Irakli Dzarian, mesfushorin gjeorgjian të verilindorëve.

KUNDËRSHTARI – “Kukësi është ekip i fortë dhe luajnë në kundërsulm. Nëse shohim ndeshjen kundër Karabakut, ata nuk lanë shumë hapësira. Kemi strategjinë tonë dhe kam besim te lojtarët e mi. Shpresa është shumë e madhe dhe jam i sigurt se shumë tifozë do të vijnë. Futbolli na pëlqen si popull dhe mbështetja e tifozëve është e rëndësishme për ne.

STADIUMI  – “Normalisht që do të ishte mirë të luanim në fushën tonë. Problem atje është mbulimi i fushës. Më vjen keq që nuk luajmë në Kutaisi”.

GJEORGJIANI I KUKËSIT – “Dzaria është lojtar i mirë dhe profesionist. Si i tillë do bëjë më të mirën për ekipin e tij. Kaq për të, ekipi ynë është parësor dhe ne do të luftojmë deri në fund.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online