De Vrij: Ikardi kapiten i madh, ja çfarë na ndryshoi për mirë

Stefan De Vrij u largua gjatë verës nga Lacio tek Inter mes polemikave të shumta, ndërkohë që po shijon aventurën në Champions dhe formën e mirë të ekipit zikaltër. Mbrojtësi 26-vjeçar ka folur për “Sky Sport”, për kthesën e Interit, ndeshjet kundër Barcelonës, presidentin dhe trajnerin e ekipit, si dhe shokë të ndryshëm të ekipit, duke filluar nga Shkriniar për të përfunduar te portieri Handanoviç.

Fundi i ndeshjes kundër Totenhemit ishte një pikë kthese për ne. Pas asaj ndeshjes, pothuajse i kemi fituar të gjitha, përveç ndeshjeve kundër Barcelonës. Në dhomat e zhveshjes përqendrohemi në ndeshjet e radhës, dy ndeshjet kundër Barcelonës mund të na mësojnë shumë, sepse ata janë një ndër skuadrat më të mira të botës. Mezi prisja ndeshje të tilla, i njoh mirë, janë të fortë, por është bukur t’iu luash kundër për të kuptuar nivelin tonë. Zhang? Ai është një njeri shumë i mirë dhe e kam njohur në kaq pak kohë që ndodhem këtu. Ai e dashuron Interin, është kurioz dhe kjo është diçka e rëndësishme.”

Holandezi nuk kursen dhe komentin e tij për Luçiano Spaletin. “Trajneri i përgatit ndeshjet shumë mirë dhe i bën zgjedhjet në të mirë të skuadrës. Ndihem mirë me Shkriniar dhe qëndrojmë në të njëjtën dhomë në grumbullime. Ai është një futbollist i fortë dhe nuk është e vështirë ta kuptosh. Miranda ka më shumë eksperiencë, pastaj është dhe Ranokia, kështu që jemi të bashkuar.”

De Vrij e mbyll prononcimin e tij me kapitenin, Mauro Ikardi. Argjentinasi po udhëheq Interin me golat e tij, por ai ka vlera dhe si kapiten, pasi arrin gjithmonë të motivojë ekipin.

Gjendet gjithmonë në pozicionin e duhur në zonë dhe bën lëvizje të pabesueshme. E kam kuptuar dhe kur kam luajtur kundër tij, arrin të lirohet në zonë në momentin e duhur. Mauro është një kapiten i madh dhe di gjithmonë çfarë të thotë për të na motivuar. Handanoviç? Ai është një perfeksionit, një profesionist i madh”, përfundon mbrojtësi i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online