Daniele De Rosi konfirmoi fundin e aventurës së tij te Roma pas 17 vitesh në kryeqytet. Klubi nuk preferoi të plotësonte kushtet e lojtarit dhe vendosi të mos i rinovojë kontratën, duke dalë edhe kundër dëshirës së tifozëve. 36-vjeçari ka oferta nga një mori klubesh.
Milani, Fiorentina, Sampdoria, Boka Zhuniors dhe disa klube nga kampionati amerikan interesohen për shërbimet e tij. Gjithsesi, sipas medieve italiane, De Rosi nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë. Mesfushori pritet të anonçojë tërheqjen e tij nga futbolli aktiv.
Pas një periudhe të gjatë reflektimi, ish-kampioni i botës ka vendosur se nuk ja vlen të ndahet nga familja për një kontratë të re. Mediet vendase shtojnë se De Rosi do marrë një rol si ndihmës i Mançinit në kombëtaren e Italisë. Ky do ishte fillimi i një eksperiencës së romanit në karrierën e re si trajner.