Klubet italiane kanë kryer një merkako për t’u mbajtur mend gjatë. Juventus, Inter dhe Roma kanë ndezur shpresat e tifozëve të tyre me blerjet e shumta të merkatos së verës, por e njëjta gjë nuk po ndodh me skuadrën e Napolit. Shumë tifozë napolitan nuk kanë ngurruar të fajësojnë presidentin Antonio De Laurentis për këtë gjë. Por, “producenti” nuk ka qëndruar i heshtur duke iu kundërpërgjigjur atyre, madje me tone të ashpra.
“Nuk mund ta kuptoj sesi këta të ashtuquajtur “tifozë” më kritikojnë mua për mungesën e blerjeve. Këta fansa më kërkojnë të bëj shpenzime kolosale, dhe ndërkohë të gjithë ata shkojnë e blejnë bluza fallco, duke mos mbështetur klubin e tyre të zemrës. Ata ose janë të çmendur ose nën efektin e drogës”, tha numri 1 i Napolit.
Tifozeria e Napolit nuk pasur raporte të mira me De Laurentis, edhe pse ky i fundit ishte arkitekti i ngritjes së klubit nga kategoritë amatore të futbollit italian e deri në ditën e sotme, ku skuadra konkurron vit pas viti për titullin e Serie A.