Marko Rog ka marrë disa oferta, ku bie në sy ajo e Seviljes. Mesfushori kroat ka luajtur vetëm 337 minuta këtë sezon me ekipin e Ançelotit, ndërsa Aurelio De Laurentis ka folur rreth situatës së tij.
Në një prononcim për “Abc de Sevilla”, kreu i Napolit flet për ofertat e shumta për mesfushorin dhe ia lë në dorë trajnerit vendimin për shitjen ose jo të 23-vjeçarit ballkanas.
“Së shpejti do të kthehem në Itali për të biseduar me Karlo Ançelotin. Aty do të vendosim se çfarë vendimi do të marrim. Ka shumë klube të interesuara për Rog, por prioriteti i Napolit është mendimi i trajnerit. Nuk duam të shesim asnjë lojtar, nuk bën pjesë në filozofinë time blerja e një lojtari dhe më pas huazimi i tij. Të shohim se çfarë do të ndodhë në fund”, përfundon presidenti i Napolit.