Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis është një nga ata njerëz që e ndaj jetën midis kinemasë dhe futbollit. I pyetur për ceremoninë e çmimeve Oskar që do të zhvillohet ditën e dielë, numri një i Napolit dhe njëkohësisht producenti i shquar mendoi për të bërë një batutë.
“Oskarin do t’ia jepja Karlo Ançelotit. Ai erdhi në një territor shumë shumë kompleks e të ndërlikuar me një buzëqeshje dhe qetësi që ndikoi të të gjithë ne. Ai ishte i aftë të krijonte këtë atmosferë fantastike që ekziston tani. Ai pati aftësinë për të krijuar këtë grup”, u shpreh De Luarentis.
Që prej emërimit të Karlo Ançelotit në krye të Napolit gjatë verës së kaluar midis tij dhe presidentit De Laurentis është ndërtuar një raport që rrallë e shohim në klube të tjera. Pothuajse çdo javë njëri prej tyre lëshon një kompliment për tjetrin. Të shohin sa do të zgjasë kjo dashuri kaq e theksuar midis të dyve.