De Jong: Çfarë sezoni, gati të befasojmë edhe Juven! Krujf? Ja ku ngjajmë!

Frenki De Jong dhe Ajaksi i tij janë një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Champions Ligë. Mesfushori i “Harkëtarëvë” është gati për ndeshjen e parë kundër Juventusit, që zhvillohet sonte në Amsterdam.

Italianët janë një kundërshtar shumë i vështirë dhe një nga pretendentët kryesore për fitimin e kupës me veshë të mëdhenj, por mesfushori nuk e njeh fjalën frikë. Në një prononcim për “UEFA.com”, De Jong, i cili do të transferohet te Barcelona në fund të sezonit, flet për sezonin fantastik, eliminimin e Realit dhe Juventusin.

Ai ka një koment për Leo Mesin, tregon ndryshimin e lojës së tij dhe në fund e mbyll me të madhin Johan Krujf. Shumë njerëz shohin ngjashmëri midis Johanit dhe Frenkit. Ky i fundit shpjegon se pse e bëjnë këtë dhe zbulon mendimin e tij për këtë çështje.

AJAKSI – “Ecuria jonë në Champions gjatë këtij sezoni ka qenë madhështore. Kemi luajtur tre ture eliminatore përpara kualifikimit në grupe. I fituam të gjitha ndeshjet dhe realizuam objektivin tonë. Në grupe treguam forcën dhe cilësitë tona. U kualifikuam dhe momenti më i bukur ishte eliminimi i Realit. Ju treguam të gjithëve se çfarë mund të bëjmë. Shpresojmë që ta demonstrojmë diçka të tillë edhe kundër Juventusit.”

JUVENTUSI – “Jemi shumë të motivuar për ndeshjen kundër Juves. Jemi zbulimi i këtij sezoni, por mendoj se ju kemi treguar të gjithëve se mund të luajmë në këto nivele. Shpresoj që të tregojmë se jemi po aq të aftë sa Juventusi, pse jo edhe më shumë.”

STILI – “Gjithmonë kam menduar se Leo Mesi është futbollisti më i mirë në botë. Më i vogël isha më shumë një numër 10 dhe luaja pas dy sulmuesve. Isha pak dembel dhe më pëlqente që ta mbaja topin shumë. Tani punoj më tepër në fazën e ndërtimit të lojës së skuadrës.”

KRAHASIMI ME KRUJFIN – “Njerëzit na krahasojnë prej faktit që kemi një stil të përbashkët ecje dhe vrapimi, por nuk ka lidhje. Nuk mendoj se më krahasojnë me të vërtetë me të, nuk mund ta bëjnë diçka të tillë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *