Asnjë gol, shumë raste, një hero: David De Gea. Portieri spanjoll dhuron spektakël në Spanjë, por e bën duke mbrojtur ngjyrat e Mançester Junajtid.
Djajtë e Kuq morën një barazim 0-0 në Sevilje, në vajtjen për 1/8-at e ligës së Kampioneve, në një sfidë që foli për spanjollët.
Gjithsesi, rezultati duhet të kënaqë plotësisht Zhoze Murinjon, i cili e njeh mirë forcën e Seviljes në shtëpi dhe ndeshje të tilla janë sukses nëse nuk humben.
Sevilja nuk e shfrytëzoi shansin, pati plot raste, do të jetë shumë më e vështirë në Old Trafford pas tre javësh.