Elvin Beqiri: Vllaznia ka marrë trajner, jo magjistar!

Në Shkodër nuk ka kurrë qetësi, sepse situata e klubit dhe rreziku i rënies nga kategoria kanë bërë që të vrëshojnë kritika ndaj bashkisë, klubit, por edhe ndaj trajnerit Ernest Gjoka, pavarësisht se ky i fundit ka pak kohë në drejtim e sapo ka bërë ndryshime në skuadër me merkaton e janarit.

Gjithsesi, ka edhe nga ata që dalin kundër rrymës, sepse ish-futbollisti i  Vllaznisë dhe kombëtares, Elvin Beqiri, në një intervistë për “Shkodra Sport”, kërkon durim dhe më pak polemika.

“Vërehet njëfarë ndryshimi në skuadër pas janarit. Të paktën nga emrat, të ngroh kjo merkato, por ekipit i duhet pak kohë. Lojtarët e ardhur, duan kohë të ambientohen si duhet me pjesën tjetër të ekipit. Jo më kot trajneri ka thënë se duhet durim dhe unë e mbështes jashtëzakonisht shumë në këtë drejtim.

Sepse në çdo skuadër, në çdo lloj sporti, duhet pak kohë për harmonizimin e skuadrës sepse trajneri nuk ka shkopin magjik për t’i bërë ndryshimet menjëherë.

“Ne nuk kemi marrë në ekip një magjistar por një trajner futbolli. Prandaj nuk duhet sulmuar në asnjë aspekt trajneri, po ashtu edhe lojtarët dhe komplet klubi. Tifozët, të gjithë ne njerëzit e sportit, duhet t’i mbështesim. Ekipi në këto momente të vështira ka nevojë për t’iu gjendur pranë sepse kur është mirë, nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Kampionati ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur dhe prandaj shpresoj që të gjithë të jenë në mbështetje të Vllaznisë. Ajo mund të ketë sërish ndonjë humbje tjetër por nuk duhet të dëshpërohemi. Përkundrazi, të jemi të gjithë pranë saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online