Ynder nuk mjafton, Alison “mban gjallë” Romën!

Me një pjesë të dytë për “vetëvrasje”, Roma flak një fitore të ndërtuar me kujdes në 45 minutat e para, bashkë me rastin e madh për të hequr qafe, edhe pse vetëm teorikisht, kundërshtarin e quajtur Shakhtar Donjetsk, që deri tani kishte luajtur vetëm miqësore pasi kampionatin në Ukrainë ende nuk ka nisur… Por, në Karkhiv, del e humbur pas një përmbysje të vulosur me “samba do Brazil”. Një 2-1 në “Metalist Stadium” dhe të detyruar për të fituar në “Olimpico” për të kaluar turin në Champions League. Një “harakiri” e lindur në vetëm 45’, pasi dominoi në pjesën e parë.

Madje, në minutën e 41-të erdhi edhe goli i avantazhit falë të zakonshmit Ynder, që është në kuotën e 5 golave në ndeshjet e fundit. Por, pas pushimit, duket sikur diçka fiku dritën… Në fillim barazimi i vendësve me Ferreirën, me Florencin jo pa faje, dhe më pas – 20 minuta kishin kaluar – goditja e dënimit nga Fred ngrin të gjithë. Një top që mposht portierin Alison, i jashtëzakonshëm deri në atë moment.

Madje, portieri brazilian, deri në fund, provoi që të ruante portën nga një gol i tretë që do të ishte padiskutim një grusht i rëndë dhe ndoshta edhe vula e eliminimit për verdhekuqtë. Pikërisht gardiani verdhekuq bën superheroin, me dy pritje super dhe, në fund, në bashkëpunim me Perez, shpëtojnë atë që ishte goli i tretë për Shakhtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online