De Gea duket mision i pamundur, PSG hedh grepin te gjigantët e Italisë!

Zyrtarizimi i largimit të Bufon nga PSG, ka bërë që këta të fundit të nisin kërkimet për portier të ri, me objektivin kryesor që fillimisht ishte David De Gea. Gjithsesi, një marrëveshje me Mançester Junajtid, duket se është gati e pamundur të arrihet, pasi “Red Devils” kërkojnë ta mbajnë në “Old Traford” gardianin e tyre.

Kështu, gjendur në këtë situatë, drejtuesit e PSG-së kanë hedhur grepin në Itali, ku synimi është Xhanluixhi Donaruma. Portieri i Milanit është një ndër më të mirët në qarkullim dhe në rast të një oferte të kënaqshme, kuqezinjtë nuk do të refuzonin.

Në media thuhet që oferta e Parisit pritet të jetë gati 60 milionë euro, një shifër që do t’i jepte frymëmarrje shumë Milanit, për sa i përket buxhetit të kufizuar që ka, kjo dhe për shkak të mos kualifikimit në Champions League. Tashmë, priten të reja të tjera, me Donarumën që duket se do të presë shumë shpejt një biletë për në Paris.

One thought on “De Gea duket mision i pamundur, PSG hedh grepin te gjigantët e Italisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *