Hasi mes nacionalistëve grekë, presidenti: Vendos unë!

0

 

Trajneri shqiptar dje mbërriti në Athinë dhe pritet që sot ose nesër të prezantohet. Tifozeria kundër klubit për këtë zgjedhje, por presidenti Marinakis s’do t’ia dijë: “E zgjodha unë”. Gati goditjet “big”

Besnik Hasi dhe Olimpiakosi. Një aventure e re që pritet të nisë… Trajneri ka pranuar akordin ekonomik dhe projektin që kampionët e Greqisë kanë ndër mend, për vitet e ardhshme. Kontratë e majme, me 1,2 mln euro për dy sezone, por edhe me opsion rinovimi. E gjitha, për të provuar një ecuri evropiane më e mirë se vitet e shkuara. Trajneri shqiptar dje ka zbarkuar në Athinë, teksa është akomoduar në hotel. Pritet që sot të bëhet prezantimi i tij në klubin bardhekuq. Hasi vjen nga përvoja me Legia Varshavën (ku u nda keq, pasi prishi raportet me futbollistët), por edhe Anderlehtin, ku u dallua për lojën që bënte dhe sidomos për faktin se “fërgoi” shumë talente.

 

Përçarje – Sakaq, afrimi i Besnik Hasit në stolin e Olimpiakosit ka sjellë edhe një farë krisje ose përçarje mes tifozerisë së Olimpiakosit, asaj të zjarrtë, pra Gate 7, dhe drejtuesve të klubit, në këtë rast presidentit Marinakis, i cili megjithatë është i bindur në këtë zgjedhje. Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë, fillimisht, por presidenti e di mjaft mirë se me investime të tjera, këtë herë, s’do të synohet vetëm titulli por diçka më shumë se kaq, pra ecuria në Champions League. Pikërisht nisur nga kjo, presidenti ka bërë me dije se “këtë herë vendos unë dhe s’kam ndër mend që të dorëzohem përpara tifozëve”. Ky ishte edhe titulli i gazetta.gr në edicionin e djeshëm.

Investimet – Olimpiakosi është klubi i vetëm që, përtej krizës ekonomike që ka pushtuar Greqinë, në fakt, jeton në mënyrë të shëndetshme ekonomikisht.

Pikërisht nisur edhe nga kjo, Marinakis, do t’i japë mundësi Hasit që të stërvisë futbollistë cilësorë, përveç atyre që janë aktualisht.

Në fakt, në listën e kosovarit janë edhe disa emra “big” si Rodrigez i Fiorentinës, Defur, apo edhe sllovaku Vajs.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.