De Biazi “fsheh” kombëtaren, Bekim Balaj mbetet në shtëpi

 

Kombëtarja nis sot zyrtarisht grumbullimin në Luksemburg, për miqësoren ndaj këtyre të fundit dhe sfidën me Izraelin. Më 5 qershor, nisja për në Stamboll. Italiani humbet pjesët

 Nga Anton Cicani

Vetëm dy javë nga sfida më e rëndësishme e edicionit, Izrael-Shqipëri, kombëtarja kuqezi humbet pjesët. E sikur të mos mjaftonin mungesat e sigurta për shkak kartonësh të Etrit Berishës dhe Ansi Agollit, gjendje fizike e mjerueshme e disa lojtarvëe, si Naser Aliji, Ermir Lenjani, apo edhe Migjen Basha, listës së problemeve i shtohet edhe Bekim Balaj, që s’do të udhëtojë me ekipin. Vetëm muaj më parë, pas përballjes miqësore me Bosnjen në “Elbasan Arena”, shkodrani do t’i bënte thirrje trajnerit, nëpërmjet medieve, se “do të mërzitesha nëse s’do të luaja ndaj Izraelit”. Mund të mërzitet që tani, pasi s’do të jetë. Një dëmtim e ka ndaluar…

E ndërsa Balaj i shtohet listës së mungesave, disa futbollistë të tjerë nuk paraqiten në gjendjen optimale dhe, në sulm, nëse do të thërritet Edgar Çani, mbetemi me vetëm tri lojtarë. Rej Manaj? Sjellja e tij, në këtë moment delikat, nuk i duhet askujt. As edhe Xhani de Biazit, që e ka ngelur në klasë me kohë. Mund të ketë surpriza për Eros Grezhdën, edhe pse vështirë të ndodhë kjo gjë. Sakaq, gjendja fizike e Latifit bën që ai të mos thërritet gjithashtu dhe, nga kampionati shqiptar, pritet të jenë të zakonshmit Alban Hoxha dhe Orges Shehi. Rikthimi i Kaçes jep frymëmarrje në mesfushë, duke qenë se Taulant Xhaka e ka mbyllur me kuqezinjtë, ashtu sikurse edhe Gashi, të paktën deri sa të jetë De Biazi. Në krahun tjetër, besnikët Basha, Memushaj dhe Kukeli do të jenë aty, ndërsa Llullaku dhe Roshi janë gati për krahët.

Edhe Abrashi rikthehet, ndërsa Lila e Hyka s’do të mungojnë. Edhe pse, lojtari që luan në MLS mund të udhëtojë pak më vonë se të tjerët. Në sulm, Sadiku dhe Cikalleshi janë gati. Të paktën, lajmet e mira vijnë nga këta të dy, që kanë përjetuar disa muaj fantastikë në Zvicër dhe Turqi.

Axhenda – Sakaq, kombëtarja sot do të grumbullohet në Luksemburg dhe do të stërvitet në stadiumin “Stade Josy Barthel”, ku në datën 4 do të jetë edhe përballja. Më pas, nisja për në Stamboll, aty ku edhe do të nisë periudha e vërtetë e përgatitjes. Deri më 11 qershor, për t’u nisur më pas drejt Izraelit. “Kam zgjedhur Turqinë për çështje ambientimi me motin, pasi në Izrael është i ngjashëm”, pati thënë trajneri De Biazi. Skuadra kuqezi do të stërvitet në ambientet e federatës turke të futbollit, ku edhe shpesh qëndron kombëtarja turke.

 Lista e mundshme

Portierë: Thomas Strakosha (Lacio), Alban Hoxha (Partizani), Orges Shehi (Skënderbeu)

Mbrojtës: Elseid Hysaj (Napoli), Mërgim Mavraj (Hamburg), Arlind Ajeti (Torino), Berat Gjimshiti (Avelino), Frederik Veseli (Empoli), Naser Aliji (Kaiserslautern), Ermir Lenjani (Renes)

Mesfushorë: Andi Lila (Pas Janina), Ergys Kaçe (PAOK), Burim Kukeli (Zyrih), Migjen Basha (Bari), Armir Abrashi (Fraiburg), Ledian Memushaj (Peskara), Odise Roshi (Terek), Jahmir Hyka (San Hoze), Azdren Llullaku (Astana)

Sulmues: Armando Sadiku (Lugano), Sokol Cikalleshi (Akhisar), Edgar Çani (Piza)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online