Obamejang te PSG, Mbape drejt Realit!

Nisin manovrat e mëdha të merkatos! Yjet dalin zbuluar dhe, pasi Bajerni thuajse ka kryer blerjen e Aleksis Sançezit, sipas medieve gjermane dhe jo vetëm, sulmuesi i Dortmundit, Pier Obamejang do të transferohet në Francë, te PSG-ja, sipas asaj që shkruan “The Sun”, i cili zbulon se pritet të përfitojë një rrogë nga 10 deri në 12 mln euro në sezon, pra praktikisht 5 më shumë se sa në Dortmund.

Ndërkohë, efekti domino do të vazhdojë dhe ditën e djeshme, talenti i Monakos dhe zbulimi i sezonit, francezi Mbape, i ka thënë “jo” Guardiolës. Po pret Real Madridin që, pas Champions, sidomos nëse ngre trofeun, do të përgatisë çekun prej 120 mln eurosh për kampionët e Francës. Kështu, hapet rruga për largimin e Moratës, ku Milani është në pole dhe lojtari ka thënë “po” për një rrogë prej 8 mln eurosh në sezon. Barcelona, sakaq, do të tentojë Dibalanë e Juventusit… Jemi vetëm në fillim, por manovrat e mëdha kanë nisur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online