Ëndrra Champions për Lacion u shkrumbua teksa ekipi i Simone Inzagit u mund nga Atalanta më rezultatin 3 – 1 në “Olimpico”.
Ky takim u analizua nga ish-trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi gjatë një emisioni sportiv në vendin fqinj. Tekniku italian vuri gishtin te blerjet e verës, që sipas tij kanë rezultuar të gjitha të dështuara, me përjashtim të argjentinasit Korrea.
“Lacio humbi ndaj një Atalanta shumë të mirë, për këtë nuk ka dyshime. Në ndryshim nga viti i kaluar mungon kontributi i disa lojtarëve të rëndësishëm si Milinkoviç-Saviç dhe Imobile. Megjithatë, më duhet të shtoj se blerjet e verës, përjashto Korrean, nuk kanë rezultuar të duhurat për projektin e klubit”, tha De Biazi.