De Biazi: Alegri ka fituar gjithçka në Itali, por e kam një kritikë

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka komentuar debatin e ndodhur të pak ditëve më parë midis trajnerit të Juventusit Masimiliano Alegri dhe ish-futbollistit Daniele Adani.

Sipas De Biazit, Alegrit mund të kritikohet vetëm për gjendjen fizike të skuadrës gjatë çerekfinales së Champions League, ndërsa në rang kombëtar ai ka arritur çdo gjë.

“Të kritikosh është diçka njerëzore, sidomos kur bëhet fjalë për një person kaq të suksesshëm sa Alegri, që në vitet e shkuara ka fituar pesë kampionate dhe katër kupa Italie. Nuk mund të kërkosh më shumë nga ai në nivel kombëtar”.

“Megjithatë, e vetmja gjë që mund të vihet në diskutim është gjendja fizike në të cilën ndodhej skuadra gjatë ndeshjeve me Ajaksin, pati shumë dëmtime dhe lojtarë që ishin në dilema deri pak çaste para takimit. Duglas Kosta dhe Kuadrado ishin dy mungesa shumë të rëndësishme sepse të dy ata janë lojtarë shumë të rrezikshëm në fazën sulmuese”, përfundoi De Biazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *