David Luiz shtyllë në mbrojtje, Çelsi e shpërblen

0

Çelsi ka rigjetur buzëqeshjen dhe optimizmin falë kualifikimit për në finalen e Europa League dhe tashmë mendon vetëm për derbin e madh ndaj Arsenalit.

Ndërkaq, drejtuesit e klubit mendojnë për të ardhmen dhe sot kanë shpërblyer me kontratë të re qendërmbrojtësin David Luiz.

Braziliani ka qenë i shkëlqyer edhe këtë sezon dhe sot ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021.

“E dashuroj këtë klub dhe jam i lumtur që do qëndroj këtu deri në 2021”, tha Luiz për faqen zyrtare të klubit, pas firmës në kontratën e re.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.