Danilo Alvesh përqafon sërish Flamurtarin

0

Merr fund “odiseja” e Danilo Alveshit, pasi braziliani nesër do jetë në Mavrovë, me Flamurtarin.

Një verë plot polemika, me sulmuesin që ka pasur hatërmbetje me klubin vlonjat për pagat e vonuara, por gjithçka është zgjidhur mjaft mirë.

Tani braziliani, i kontaktuar nga “sportal.al”, Danilo flet për kthimin e tij në Vlorë dhe për ambiciet: “Jam i qetë, kam qenë gjithnjë i qetë, por tani jam i lumtur, sepse këtë javë do të bëj atë që dashuroj, të luaj futboll. Gjërat janë qartësuar dhe rregulluar, tani po i kthehem punës. Si gjithnjë, do të punoj fort dhe do të përqendrohem maksimalisht në arritjen e synimeve të klubit. Shpresoj të fitoj trofe me Flamurtarin këtë sezon, jam shumë optimist”.

Flamurtari është në Mavrovë, aty ku pritet edhe braziliani: “Po, të shtunën do të jem në Mavrovë. Pres me padurim të nis stërvitjen”.

Kam ndjekur me vëmendje lëvizjet e klubit dhe më vjen mirë që janë afruar emra mjaft cilësorë. Trajneri ka ndërtuar një skuadër mjaft interesante, jam i bindur që do të jetë një sezon i shkëlqyer, thjesht duhet të punojmë fort dhe me ndihmën e tifozëve do të shkojmë shumë lart”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.