Klubi i Milanit ka qenë i lidhur me një numër të madh mesfushorësh deri më tani këtë verë. Pas dështuan të transferonin Lukas Torreiran të Arsenalit, e gjithë vëmendja e tyre duket të jetë tani te Dani Sebajos të Real Madridit.
Sebajos po kërkon të të largohet nga kryeqyteti spanjoll, pasi klubi ka vendosur ta nxjerrë në shtije, për të balancuar financat pas blerjeve të Eden Hazard, Ferland Mendi Luka Joviç.
Madridi, ndryshe nga Arsenali me Torreiran, gjithashtu ka mundësi të pranojë një ofertë për një huazim me detyrim për të blerë, gjë që do t’i përshtatet Milanit, duke pasur parasysh rregulloret financiare dhe të mos shpenzojnë buxhetin e tyre, gjë që do t’i vendoste ata në të njëjtën rrëmujë financiare që po vuajnë pasojat tani. Për këtë arsye, kjo marrëveshje është mjaft e mundshme.