Kristiano Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë gala të shpërndarjes së çmimeve të UEFA-s për sezonin që lamë pas. Portugezi u shpall sulmuesi më i mirë i edicionit të kaluar të Champions-it, por çmimi më prestigjioz, ai i lojtarit më të mirë iu dha ish-kolegut të tij Luka Modriç dhe dyshohet se ka qenë kjo arsyeja që solli mungesën e papritur të 33-vjeçarit.
Sjellja e Ronaldos ka bërë që trajneri i kombëtares kroate, Zlatko Daliç, të reagojë me disa deklarata tepër të ashpra ndaj yllit portugez: “Ronaldo është një lojtar egoist, unë kurrë nuk do ta merrja atë në skuadrën time. “Ai është një ndër ata lojtarë që nëse shënon, nuk i intereson më pas nëse ekipi i tij humb”, tha Daliç në një intervistë për medien kroate “Sportske Novosti”.