Mbrojtësi i Kastriotit, Dajan Shehi do të luajë kundër Teutës si një “ish”, pasi ka qenë pjesë e “Djemve të Detit” për tre sezone. 22-vjeçari është një lojtar shumë i rëndësishëm për Kastriotin dhe ka bërë një sezon shumë të mirë deri më tani. Në fjalën e tij për “RTSH Sport”, Shehi vlerësoi kundërshtarin, foli për rëndësinë e ndeshjes dhe i thuri elozhe trajnerit Devolli:
“Për mua është një ndeshje shumë e veçantë, pasi luaj kundër Teutës, ku kam kaluar 3 vite shumë të mira. Si ne, si Teuta, futemi në fushë për fitore. Ata luajnë për Europë, ne për mbijetesë. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë.
“Dy fazat e para kanë qenë shumë ndryshe. Me ardhjen e Devollit kemi bërë shumë mirë. Nëse profesori do të vinte që në fillim të sezonit, do të ishim shumë herë me lart në tabelë, pasi e kemi treguar këtë gjë me pikët e marra këto javët e fundit” përfundoi Shehi.