Daja pa eufori: Ishte dita jonë, fati në ndihmoi

1

Trajneri i korçarëve thekson se meritë për kualifikimin kanë të gjithë, duke nisur nga presidenti Takaj, lojtarët dhe tifozët

Ilir Daja ka patjetër dorën e tij në këtë sukses të Skënderbeut, sepse të kalosh 3 ture nuk është pak. Ia doli sërish, duke përmbysur avantazhin e çekëve, që dje bënë një paraqitje edhe më të mirë. Zëvendësimet e tij edhe një herë dolën fituese dhe Skënderbeu vazhdon të ecë përpara. Pas ndeshjes, sigurisht i ekzaltuar në maksimum, trajneri i korçarëve u shpreh: “Ajo që është më e rëndësishme, është kualifikimi, pasi kemi kaluar turin e tretë në Europa League. Nuk e filluam mirë ndeshjen, por nuk mund t’i heqim meritat edhe ekipit kundërshtar, që e kishte përgatitur mirë ndeshjen. U munduam të përshtatnim lojtarët pa bërë ndërrime, pasi disa nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë, siç është rasti i Xhejmsit, i cili sakrifikoi, së bashku me Jashanicën. Të dy kanë bërë vetëm dy seanca stërvitore para ndeshjes me grupin. Kishim probleme me Gavazajn, që nuk e ka kondicionin për të luajtur 90 minuta. Na u desh të spostonim Nimagën në sulm. Natyrisht, ishte dita jonë, sepse edhe fati ishte me ne. Mlada ishte më mirë në ndesgjen e parë, por edhe në pjesën e parë në Elbasan, por kualifikimi vlen më shumë dhe ia dolëm.”

LËVIZJET – “I kishim dy plane, Takun dhe Plakun, por, duke qenë se na duhej edhe një gol, mendova shumë shpejt për të hedhur një sulmues në fushë dhe doli pozitive. Qëndrimet janë në të dy anët e medaljes, sipas asaj që mund të rezultonte”, – vazhdoi më tej trajneri Daja.

SUKSESI -“Besoj se, ashtu siç thashë, kur marrim një humbje, kemi përgjegjësi të gjithë. Kur fiton ekipi, urimi më i madh i shkon presidentit, pasi me investimin e tij ka ditur të menaxhojë Skënderbeun më të mirë, qoftë duke shkuar te rezultatet, por edhe duke afruar lojtarë cilësorë. Urimi i dytë është për të gjithë futbollistët, për atë që kanë dhënë, pasi kemi vetëm një humbje dhe një barazim dhe të gjitha të tjerat fitore. Po ashtu, dhe tifozët nga Korça, por edhe nga e gjithë Shqipëria, dua t’i falënderoj, pasi na përkrahën shumë në Elbasan”, – tha në fund trajneri i Skënderbeut.

You might also like
1 Comment
  1. ELIOT says

    bravo KORCA ..BRAVO TRAINERI DAJA …. BRAVO PRESIDENTI ……PO JU LUTEM ZMADHOHENI PAK STADIUMIN NE KORCE SE ESHTE ….. BENI NJE STADIM 20 MIJE NE KORCE …KEMI EKIP TE MIRE ..POR KUR SHIKOJ QE SBEJNE NJE STADIUM … DHE KANE DOLLARE … KORCARET E MERITOJNE NE STAD 20 MIJE TIFOZESH ..MERCI ..

Leave A Reply

Your email address will not be published.