Daja nuk tërhiqet nga deklarata në Laç, ka një kërkesë për merkaton

“Shpërdoruam raste, pasi e kishim marrë lehtë ndeshjen. Nuk duhet akademizëm për të zgjidhur situatat para ndeshjes. Edhe pse kemi fituar në ndeshjet e tjera, Lushnja na ka barazuar edhe në takimet e tjera, ndaj nuk duhet ta kishim marrë aq lehtë. Duhet të luanim edhe në pjesën e parë si në të dytën”, ishin fajlët e para të Ilir Dajës në emisionin “Gol pas goli”, ndërkohë që më tej theksoi se dënimet e dhëna për ta kanë ndikuar nga ana psikologjike.

“Jemi më të qetë, por jo në atë qetësi që të shprehemi. Dënimet ndikojnë. Shpresoj të ketë një vendim tjetër në KAS, Disiplina dhe Apeli kanë pasur ndikim në vazhdimësinë e ekipit”.

Soue për t’u riblerë? Ka bërë goxha mirë, është shënuesi më i mirë i ekipi dhe pretendon të jetë i kampionatit. Sikur ka ndihmuar të shkojë përpara, edhe Skënderbeu i ka dhënë mundësinë të shfaqet. Kjo i ka dhënë mundësinë për të rritur vlerat. Nëse do ketë dashamirësi për atë që Skënderbeu i ka dhënë, do të ketë njëfarë dashamirësie. Ne e duam atë, e kam përballë dhe nuk dua të më dëgjojë në këtë lloj prononcimi”.

Mbrojtja? Problem i grupit, e nisim sulmin nga Shehi deri në majë, ashtu edhe në krahun tjetër. Golat nuk i lihen vetëm mbrojtësit. Filtri i parë në sulm duhet të jenë agresivë. Sot nuk ishin Soue, Xhejms dhe Gavazaj dhe e pësuam”.

“Nuk jam penduar për deklaratën në Laç. Nëse sot do kishim rezultat tjetër, do merrja përgjegjësi. Detyra e trajnerit është që të ketë disiplinë taktike. Nuk dua të shthuret ekipi në atë lloj forme. Edhe pse e di se kemi qenë të ngarkuar, nga janari i shkuar nuk kemi pushuar, si dhe kemi pasur këto vendimet e UEFA-s. Kjo lë gjurmë, edhe pse jemi munduar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online