Daja: Nuk ishte hakmarrje. Arbitri nuk ka pse mbështet Kukësin

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, nuk e ka fshehur kënaqësinë për një fitore të madhe, por që sipas tij nuk ishte hakmarrje. Daja i gëzohet ndërprerjes së kampionatit, por ka ankesa të mëdha për gjykimin.

“E kemi zotëruar takimin në një përqindje shumë të madhe, por arbitri nuk ka pse mbështet njërën palë, penalltia nuk ishte. Megjithatë, skuadra nuk e humbi qetësinë dhe e merituam fitoren dhe ia kushtojmë Enis Gavazajt, që sot është operuar dhe i urojmë shërim të shpejtë. E thashë edhe para ndeshjes që nuk kishte lidhje ndeshja e sotme me atë të para 3 muajve, gabonim po ta mbanim mendjen aty. Këtu ishte gjithçka perfekte, në organizim, vetëm fusha ishte problem, duhet ndërruar.

“Rotacioni? Ishte i detyruar për shkak të dëmtimeve, por të gjithë ata që luajtën ishin perfektë dhe e merituan plotësisht fitoren. Tani kemi pak ditë pushim, ndërprerje që na duhej shumë, sepse lojtarët kanë nevojë për pak pushim, që të rikarikojnë bateritë dhe të vazhdojnë si deri tani.

“Nuk e mohoj që do doja të kishim ndonjë lojtar në kombëtare, sepse Skënderbeu po paraqitet mjaft mirë edhe në arenën ndërkombëtare dhe kemi lojtarë cilësorë, në nivelin e kombëtares”.

“Aliti në formë, a rrezikon Mici? “Nuk rrezikon askush, duhen të gjithë, duke parë sa shumë ndeshje luajmë. Ky lloj rivaliteti na bën mirë, për t’i bërë lojtarët të japin edhe më shumë, ndaj nuk ka pse ndihen nën presion. Thjesht lojtarët e dinë mirë që duhet të japin maksimumin për të ruajtur vendin në formacion, kjo është diçka e mirë.

“Fjalimi me lojtarët pas penalltisë së Kukësit? U thashë që të mos demoralizoheshin, edhe pse penalltia ishte shumë e dyshimtë, sepse po luanim mirë dhe duhej të vazhdonim ashtu, sepse fitorja ishte e arritshme.

“Dita e Taku? Ishin të shkëlqyer dhe jam shumë i kënaqur për ta, sepse këta lojtarë më ndihmojnë shumë për të shtuar atë rivalitet të shëndetshëm në skuadër, për një vend në formacion.

“Sinqerisht pata frika pas penalltisë, sepse mund të përsëritej historia e sezonit të fundit, ndaj edhe i grumbullova lojtarët dhe u fola pasi pësuam gol me penallti. Kam një grup të shkëlqyer lojtarësh, me shumë personalitet, por të them të drejtën pata frikë”.

“Xhejms humbi një rast të mirë? Për mua rëndësi ka që të shfaqet para porte, ai dhe çdo lojtar, pastaj nëse gabojmë, nuk ka problem. Më shqetësojnë më shumë gabimet jo njerëzore, si ai i arbitrit. Nuk kisha nevojë të flisja me Jashanicën për penalltinë, e pashë shumë mirë aksionin. Nuk e pyeta fare as në pushim Jashanicën, nuk ishte e nevojshme, aq më shumë që nuk doja ta rëndoja psikologjikisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online