Daja ndryshon sërish, Osmani gjen formacionin

Risia e nesërme në Durrës është kthimi i skemës 4-1-4-1 për korçarët, ndërkohë që Osmani e nis nga minuta e parë dhe Daja blindon prapavijën

Skënderbeu sot mbyll përgatitjet, ndërkohë që përveç katër mungesave që konfirmohen për këtë takim, pritet që nesër ndaj Teutës të ketë edhe risi. Pa diskutim që risia e këtij takimi do të jetë rikthimi në formacion i Tefik Osmanit, futbollist që është rikuperuar 100% dhe nesër do ta nisa nga starti këtë ndeshje. Mbrojtësi korçar deri tani ka luajtur vetëm pjesën e parë ndaj Laçit dhe tashmë rikthehet sërish titullar. Një tjetër risi është edhe skema e lojës që nesër do të jetë prezente te Skënderbeut, teksa Daja do të rikthejë pas disa ndeshjesh skemën 4-1-4-1. Kjo tregon qartë që Skënderbeu do të tregojë shumë kujdes nesër në prapavijë në transfertën e “Niko Dovanës”, edhe pse natyrisht do të kërkojë fitoren. Mungesa e detyruar e kroatit Radas ka bërë që Daja të detyrohet për të hedhur në fushë Fidan Alitin, kosovarin që po kalon një formë vërtet të mirë dhe jo më kot deri tani në gjashtë javët e para ka luajtur 365 minuta. Këto janë risitë e pragndeshjes së të hënës të Skënderbeut, por “vulën” e fundit Daja do ta vendosë pikërisht sot pas seancës së fundit stërvitore.

Formacioni – Duke parë këto ndryshime dhe me mungesën e titullarëve si Gavazaj, Nimaga dhe Radas, nesër ndaj Teutës, pritet të kemi këtë formacion të Skënderbeut. Në portë si zakonisht  Shehi, prapavija do të ketë një katërshe të detyruar me Vangjelin djathtas, Micin në krahun tjetër dhe në qendër dyshen Jashanica -Aliti. Përpara tyre rikthehet në pozicion e vet Tefik Osmani, lojtar që ishte gati edhe ndaj Partizanit të Beogradit, por nuk u sakrifikua për shkak se do të luajë nesër nga fillimi. Edhe mesfusha thuajse është e bërë, por ka një dilemë të vogël. Muzaka apo Dita, njëri prej tyre do të jetë në fushë nesër ndaj Teutës nga fillimi, por shanset më të mëdha janë për Muzakë. Nnëse Daja do të vendosë që ta çlodhë Muzakën, gati është Dita, lojtar që e njeh më mirë se kushdo tjetër Teutën, për shkak se ka qenë pjesë e këtij ekipi sezonin e kaluar. Taku dhe Xhejms Adeniji do të jenë dy krahët e mesfushës, ndërkohë që Lilaj edhe njëherë tjetër do të bëjë organizatorin. I vetëm në majë të sulmit do të jetë Ali Soue, futbollisti nga Gambia që nga 540 minuta në total në këto 6 javë ka luajtur plot 528 dhe ndoshta në javët në vazhdim edhe ai duhet të çlodhet.

Optimizmi – Të gjithë te Skënderbeu e dinë fort mirë që asnjëherë në Durrës nuk është e lehtë, por Takaj dhe stafi teknik kanë bindjen që edhe këtë radhë Skënderbeu do ia dalë. Sa për statistikë, Skënderbeu ka qysh nga maji i këtij viti që nuk pëson një humbje në Superiore dhe humbja e fundit ka qenë në atë takim “fantazmë” që u luajt në Kukës në fundin e sezonit të kaluar, atje ku korçarët humbën edhe titullin kampion. Qysh prej atij momenti, Skënderbeu njeh vetëm rezultate pozitive, ndërkohë që këtë sezon është e vetmja skuadër që nuk njeh humbje, ku në 6 ndeshje ka pesë fitore dhe vetëm një barazim. Sot pritet që presidenti Takaj të zhvillojë edhe një takim me të tijtë, sigurisht për t’u thënë fjalët e fundit një ditë përpara ndeshje ssë nesërme. Si presidenti, ashtu edhe stafi teknik, ua kanë bërë të qartë të tijve që vlen vetëm fitorja në këtë transfertë, pasi bardhekuqtë e kanë ndarë mendjen këtë sezon, për të siguruar sa më parë titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online