Flamurtari pret të hënën Skënderbeun në Vlorë dhe një fitore do u jepte kuqezinjve kreun e klasifikimit. Trajner Ilir Daja po e përgatit ekipin e tij për të marrë maksimumin dhe ka optimizëm pas rezultateve të marra në tre javët e para.
Por ka edhe probleme që lihen me dëmtimet. Agustin Torasa mungoi në ndeshjen me Luftëtarin për shkak të një dëmtimi që mori në sfidën kundër Kukësit. Sërish argjentinasi është në dyshim dhe mund të mos jetë në gjendje të luajë kundër Skënderbeut.
Tjetër futbollist që shqetëson është Albi Alla dhe trajneri Daja duhet t’i bëjë llogaritë pa qendërmbrojtësin. Në ndeshjen e Kupës u provuan rumuni Sirgi dhe Veliu, të cilët mund ta nisin nga minuta e parë kundër Skënderbeut.