Daja: Lojtarët e rinj duan terrenin e duhur, sot duhej të fitonim

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja foli pas ndeshjes së mbyllur në barazim kundër Kastriotit, ku theksoi se skuadra e tij meritonte më shumë. Në fjalën e tij për “Supersport”, Daja bëri analizën e ndeshjes, faktorët që ndikuan në rezultatin e marrë dhe formën e skuadrës së tij. Mes të tjerave, numri një i Flamurtarit tha:

NDESHJA – “Sigurisht që ishim përgatitur për ta fituar ndeshjen. Besoj se kemi bërë gjithçka mirë në pjesën e parë, kur e kemi mbajtur kundërshtarin në gjysmëfushën e vet. Mendoj që në pjesën e dytë patëm probleme me kondicionin fizik. Sukaj nuk mund ta mbyllte ndeshjen deri në fund. I vonova zëvendësimet, pasi në stol kemi pasur vetëm lojtarë të ekipit të rinjve. Sukaj, pavarësisht formës fizike, na ndihmon shumë në ajër, si në sulm, ashtu dhe në mbrojtje. Morëm jë gol nga goditja standarde dhe më pas kërkuam të reagojmë me topa të gjatë, gjë që nuk më pëlqeu aspak te lojtarët. Me lojtarët që kemi në dispozicion, bëmë një ndeshje të mirë, por nuk duhet të kënaqeshim me një pikë brenda në Vlorë”.

RENDITJA – Na vjen keq, pasi një fitore e sotme na ngjiste në vendin e katërt. Nëse rrezikon vendi i katërt, janë dhe 5-6 ekipe tjera që janë në valle. Me kontingjentin që kemi, do të bëjmë më të mirë e mundshme që të synojmë pjesën lart të tabelës dhe të mos jemi në sikletin e mbijetesës”.

FINANCAT – “Premtimin nga lart e kemi marrë dhe shpresoj që gjërat të zgjidhen. Besoj te zgjidhja e problemeve dhe këtë gjë na e ka premtuar dhe presidenti. Lojtarët e vjetër që janë pjesë e ekipit, janë në mbështetje të stafit. Jemi një grup që synojmë të ecim përpara, pavarësisht kontingjentit të cunguar”.

CILËSIA – “Besoj që kemi pasur shanse për të shkuar drejt fitores, të paktën në një goditje standarde, ku goditëm 3-4 herë. Portieri kundërshtar ka merita të mëdha. Vendosëm të gjithë së bashku që të luanim edhe në pjesën e dytë si në pjesën e parë, por na ndodhi një moment shpërqendrimi, dhe për meritë të kundërshtarit. Duhet të qarkullonim topin deri sa të gjenim hapësira, por nuk ndodhi. Kundërshtari shënoi nga një goditje standarde dhe ne vazhduam me ngulm ta fitojmë ndeshjen. Sukajn e mbajta në lojë me shpresë që me eksperiencën që ka, ishte një forcë e shtuar për ne. Kërkonim me ngulm ta fitonim ndeshjen, deri në sekondat e fundit”.

LOJTARËT E RINJ – “Sigurisht që një ekip që është i konsoliduar, e ka më të lehtë që të mbështesë prezantimin e lojtarëve të rinj. Në këto momente që jemi, kanë bërë që Rrapaj, i cili nuk ka mbushur ende 18-vjeç, t’i besohet një vend titullari. Pikët apo diferenca e rezultateve me dy gola, mundet t’i japim terrenin e duhur dhe mundësinë lojtarëve të akademisë. Por duhet të presin momentin e duhur, që të mos goditen nga ana psikologjike”.

OBJEKTIVAT – “Për gjatë këtyre kohëve, pengu i vetëm që kam ka qenë që nuk patëm mundësi të kishim kontingjentin në nivelin e duhur. Qoftë për dëmtimet, qoftë për ardhjet në ditët e fundit. Pastaj dhe situata e Kale, dihet. Megjithatë, pozitiv është fakti që ne vazhdojmë të prodhojmë lojë dhe bëjmë futboll të bukur. Në fund të fundit, kemi luajtur dhe luftuar deri në fund me të gjitha skuadrat, edhe pse me sakrificë”,- u shpreh Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online