Daja i zhgënjyer: Shumë lojtarë luanin veç për vete

Tekniku kryeqytetas analizoi ndeshjen me Sant Julian dhe mendon se skuadra e tij mund ta kishte zgjidhur takimin më lehtë nëse e merrnin shtruar

Leonard Trebicka

Skënderbeu fitoi minimalisht ndaj Sant Julia, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Daja analizoi edhe përballjen me ekipin nga Andorra, duke evidentuar edhe gjërat që nuk në sfidën e djeshme. Egoizmi ishte një nga elementët që e dëmtoi skuadrën, sikurse edhe nxitimi për të shënuar shpejt thotë Daja, ndërkohë që thekson se kjo fitore nuk të jep qetësi maksimale, ndaj duhet kujdes në ndeshjen e dytë.

-Profesor, ju befasoi fitorja 1-0?

-Natyrshëm, kur shikon kaq shumë raste të humbura, qoftë përpara portës, qoftë në rastin e penalltisë, mendoj se me një ekip që ishte nën nivelin tonë, sigurisht që ndihemi të befasuar. Ajo që nuk shkoi sot ishte se lojtarët duhet të ishin më altruistë, duhet t’i shërbejnë më shumë njëri-tjetrit. Në situatat që krijohen duhet të mos kenë vetëm në mendje zgjidhje individuale, por të mendojnë fillimisht për Skënderbeun dhe më pas për zgjedhjet individuale.

-E kini fjalën për lojtarë të veçantë si Latifi, Gavazaj e Xhejms?

-Unë po flas në përgjithësi, por lojtarët që ju përmendët janë ata që veprojnë në zonat e kundërshtarit dhe kur janë më altruistë, atëherë rezultati zhbllokohet më lehtë. Kishim përballë një ekip të vendosur të gjithin mbrapa, ndaj duhet të qarkullonim topin më shpejt për të gjetur hapësirat e duhura.

-Ndoshta me një Skënderbe më të shkurtër në lojë gjërat ndryshonin…

-Nëse Xhejms dhe Lilaj do të ishin pranë sulmuesit, atëherë do të kishim më shumë situata pasimi dhe më tepër shanse për gol.

-Rezultati 1-0, a është siguri për ndeshjen e kthimit?

-Është një rezultat që të jep qetësi me këtë kundërshtar, por jo siguri maksimale. Duhet të jemi të kujdesshëm, në mënyrë që të mos i lemë shumë hapësirë kundërshtarit në ndeshjen e kthimit.

-Mos vallë e morën lehtë lojtarët këtë takim?

-Nuk besoj se ishte kështu. Ata u udhëhoqën nga doza emocionale për të shënuar sa më shpejt dhe nuk patën përqendrimin e duhur për ta bërë gradualisht atë. Duhet të ishim më të durueshëm për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

-Në ndeshjen e kthimit, a do të jetë më e lehtë për ju?

-Në momentin kur ata donin të dilnin nga zona, ne kishim hapësira dhe mund t’i ndëshkonim. Mendoj që do të duhet impenjim në ndeshjen e kthimit dhe mendojmë që Sant Julia do të hapet një javë më vonë në shtëpinë e vet, pasi nuk ka se çfarë të humbasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online