Daja i kënaqur: Skënderbeu i kompletuar, kam shumë alternativa

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, dje u shpreh i kënaqur nga loja e skuadrës: “Ishte thjesht një ndeshje miqësore dhe mua nuk më intereson shumë rezultati, pasi u mundova të aktivizoja të gjithë grupin, teksa titullarët kanë luajtur 45 minuta dhe pashë edhe pjesën tjetër të futbollistëve në pjesën e dytë të takimit. Titullarët që kanë luajtur edhe në Evropë ishin disi të lodhur dhe nuk u sforcuan shumë, pasi përpara janë edhe ndeshjet zyrtare. Më shumë doja të shikoja ata që kanë luajtur pak dhe të tjerët që sapo kanë ardhur u lashë hapësirë për të parë edhe formën e tyre. E përgjithshmja është e mirë dhe mund të them fjalë të mira për të gjithë, kemi shumë alternativa, por që sigurisht afrimet e fundit duan kohën e vet për t’u përshtatur dhe do të kem kohë t’i shikoj edhe në të ardhmen. Nga e hëna e në vazhdim sërish do të kemi një program shumë të ngjeshur me ndeshje dhe që unë kam besim se me këtë grup lojtarësh që kam në dispozicion do të marrim rezultatet që presim për të arritur objektivat tona.”

 

Kombëtare dhe dëmtime, munguan 8

Pavarësisht se në testin e djeshëm ndaj Pogradecit, trajneri Ilir Daja aktivizoi plot 20 futbollistë, duhet thënë se ka pasur edhe plot 8 mungesa të tjera. Bëhet fjalë për së pari për lojtarët që janë grumbulluar me kombëtaret: Shehi, Jashanica dhe Dajsinani. Përveç këtyre të treve, dje nuk kanë arritur që të bëjnë prezantimin e tyre edhe Afrim Taku dhe sulmuesi çek, Martin Nespor, teksa këtë gjë do ta bëjnë ditën e hënë.

 

Mungesat në miqësoren e djeshme

Orges             Shehi

Sebino           Plaku

Afrim             Taku

Martin           Nespor

Gledi              Mici

Bakary           Nimaga

Bajram          Jashanica

Marjo            Dajsinani

 

Të veçanta

– Tre futbollistë kanë debutuar dje me fanellën e Skënderbeut. Ata ishin Shend Kelmendi, Suad Sahiti dhe kosovari Fidan Aliti, i cili luajti edhe në formacion si mbrojtës i majtë në vend të Gledi Micit.

–  Më shumë se 300 tifozë e kanë ndjekur miqësoren e djeshme në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” duke qëndruar deri në fund edhe pse temperaturat kanë qenë të larta në orarin që u luajt takimi.

– Aliti dje mbante fanellën e Jashanicës me numrin 5-së, ndërkohë që Sahiti atë të Abazit me numrin 11-të. Kjo për shkak se akoma nuk kanë mbërritur në klub uniformat e tyre.

– Sahiti në pjesën e dytë fitoi duartrokitje të shumta nga tifozët pas disa sprinteve “alla-Latifi”, por që në fund edhe trajneri Daja theksoi se kosovari do akoma punë për pasin e fundit.

– Çeku Nespor dhe kryeqytetasi Afrim Taku e shtynë prezantimin e tyre për ditën e hënë, ndërkohë që Fidan Aliti u prezantua dje nga ana e klubit bardhekuq.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online