Daja: Flamurtarin s’e njohim, ja pse iku Plaku!

Kryepankinës së Skënderbeut dje nuk i ka interesuar aspak fitorja 8-0 në ndeshjen e parë ndaj Mamurrasit, edhe për atë se i interesonte më shumë të shikonte të rinjtë në fushën e lojës. Për mediat pas ndeshjes ai foli për fitoren e arritur, paraqitjen e bërë nga ekipi i tij, përballjen me Flamurtarin dhe largimin e Sebino Plakut.

NDESHJA – “Ka qenë një ndeshje e thjeshtë për vetë faktin se ekipi kundërshtar është mbledhur kohët e fundit dhe kjo e bënte takimin më të thjeshtë për ne. Gjithsesi pashë lojtarët në taktikën individuale dhe kjo më interesonte më shumë. Nuk është se nxirren konkluzione me një ndeshje të tillë. Lojtarët kanë të gjithë kondicionin e mirë. Kemi një kontigjent që kemi dublime në të gjitha rolet, që do të forcojë rivalitetin dhe do të risë cilësinë e lojës”.

FLAMURTARI – “Ndaj vlonjatëve do të jetë një ndeshje tjetër. Nuk e njohim ekipin e Flamurtarit. Besojmë dhe kërkojmë të imponojmë lojën tonë, duke marrë edhe informacionin e duhur për kundërshtarin gjatë lojës. Edhe ndaj vlonjatëve do të futemi në fushë për fitore”.

NDRYSHIMET – “Për ndryshimet mendoj se do të jenë në pjesën më të madhe lojtarët që kanë pasur më shumë minuta deri tani, për vetë faktin se do të duhet që lojtarët e rinj të përshtaten me lojën e grupit. Nuk duam t’i lemë asgjë spontanitetit. Ekipi ka një ekuilibër të mirë tashmë dhe do të mundohemi ta ruajmë atë ekuilibër”.

LARGIMI I PLAKUT – “Me sa di unë, Plaku ka mbaruar kontratën me Skënderbeun dhe nuk i është rinovuar për faktin se Soue dhe Nespor luajnë në një njëjtin pozicion. Kjo ka qenë një zgjedhje e klubit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *