Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Të vjen keq kur merr një gol në fund, por po ta analizosh lojën ftohtë, besoj se vinim nga disa fitore dhe donim të vazhdonim. Kundërshtari nuk vodhi asgjë, duhet komplimentuar edhe Luftëtari. Nuk duhet të jemi egoistë, edhe ata e merituan pikën”.
“Europa, si titull? Kur arrin objektiva je brenda asaj kënaqësisë. Unë i kam provuar të gjitha. Nëse e arrijmë, do të jetë një sukses. I kemi mundësitë. Flamurtari ka disa vite që nuk shkon. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme, pasi kemi bërë mirë gjatë gjithë kampionatit”.
“Kur ke stol, bën ndërhyrje edhe më përpara. Kur kemi edhe spostime në role, Mustafa luajti sulmues i dytë. Ymeraj është mesfushor me tipare mbrojtëse dhe mendon për të ruajtur rezultatin, jo për të shënuar golin e dytë. Prandaj i shtyjmë ndërrimet”.
“Pse e mendoni Europën? Për të qenë i sinqertë, nuk kam informacion mbi licencimin e klubit. Janë të tjerë që merren. Nuk është e thënë të shkosh në Europë, por ne do luftojmë për të qenë aty ku shkohet në Europë. Klubi do bëjë përpjekjet të jetë union me skuadrën”.