Daja: Ekipi s’ishte i plotë, në fund u vumë nën presion

Trajneri i Flamurtarit Ilir Daja, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” mbas barazimit të skuadrës së tij në transfertën e Kamzës. Trajneri i ekipit vlonjat u shpreh se dëmtimet e shumta e cunguan shumë lojën e ekipit të tij.

Mendoj se kemi vepruar gabim në dy ekstremet e ndeshjes. E përmbysëm shpejt ndeshjen dhe e administruam mirë, por në fund skuadra u vendos nën presion, ndaj u zgjodh një mënyrë loje që mua nuk më pëlqen personalisht. Nuk doja tërheqje me mbrojtje, por gjendja sot kjo ishte. Siljanovski ishte i sëmurë, ashtu si unë, Hyseni mungonte dhe në stol kishim vetëm disa djem të rinj. Na vjen keq, mund të fitonim.

Arbitrimi dhe faullet? Unë nuk dua ta prek këtë temë, ka kush i analizon ato që ndodhën në fushë.

Skema me shumë sulmues? Duhet pak kohë, sepse nuk kemi luajtur me 4 sulmues më parë. Duhet bërë diçka ndryshe, sepse duhej të prishnin ekuilibrin, por mbetet për t’u parë në vijim.

Gabimet personale? E pranoj, por duhej të mos ia linim iniciativën kundërshtarit dhe natyrisht bëhen edhe gabime. Nuk veçoj askënd, gabon gjithë grupi dhe duhej ta mbanim kundërshtarin sa më larg zonës sonë.

Mënyra e lojës me qarkullim të dendur? Nuk ka kthim pas, mënyra e kërkuar nga unë ishte një që jepte më shumë garanci në lojë, sepse nuk dua lojë me topat e gjatë, edhe për faktin se nuk kemi sulmues të shpejtë, përveç Ribajt. Kur të jemi më të potë, do shprehemi më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *